Lajme

Humolli tregon pse Palestina po fiton njohje të reja dhe Kosova jo: Politika botërore s’ka të bëjë me humanizëm

05/28/2024 17:54
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli thotë se politika botërore nuk bëhet në bazë të humanizmit, por në bazë të interesave.

Humolli në një përgjigje për GazetaBlic, tregoi pse Palestina ka fituar njohje të reja, e Kosova jo.

“Politika botërore deri sot, s’ka të bëjë me humanizëm, ajo njeh interesat. Askush deri sot, nuk ka fituar sepse ka pasë të drejtë, por ka fituar sepse ka luftuar për të drejtën e vet”, tha Humolli.

“E drejta ka kosto, kushdo që mendon se do të fitojë pa kosto, nuk do ta sheh fitoren kurrë. Tani luftrat nuk ka mundësi të jenë të izloluara dhe kjo i shtyen shtetet të bëjnë veprime”, përfundon ai për GazetaBlic.

Njohja e Palestinës, Isa Mustafa tregon sinjalin e qartë që po vjen për Kosovën nga demokracia perëndimore