Lajme

Dyshimet për mashtrime ndaj pensionistëve, policia nis hetimet

05/28/2024 16:48
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka shtuar se është duke i trajtuar të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.