Lajme

Vetdorëzohen në polici tre prej gjashtë të kërkuarëve për vrasjen në tentativë në Prizren

05/28/2024 16:06
nga:G C

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se tre personat nga gjashtë të cilët kanë qenë të kërkuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në Prizren janë vetëdorëzuar të martën në polici.

Sipas njoftimit të policisë, tre nga gjashtë të dyshuarit janë indetifikuar për vrasjen e rëndë në tentativë.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit
Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave

“Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se një ditë më parë është arrestuar Abendin Likaj, poashtu i kërkuar për këtë rast dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.