Sokol Cikalleshi ka vendosur të pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Lajmi e ka bërë të ditur vetë 33-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale, një ditë pasi që ai nuk u ftua nga trajneri Sylvinho për ‘Euro 2024’, transmeton GazetaBlic Sport.
“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën”, ka shkruajtur ai në njoftimin e tij.