Lajme

Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

05/28/2024 11:23
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka identifikuar dy shoferë të cilët kanë qenë duke bërë gara mes vetë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit duke bërë gara shpejtësie me vetura , kanë penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve u është shqiptuar gjoba prej 400 euro, 4 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.