Lajme

Hajnat hyn me forcë në një shtëpi në Gjakovë, vodhën stoli ari

05/28/2024 11:01
nga:Sh R

Dy persona janë arrestuar të hënën në Gjakovë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme.

Policia ka bërë të ditur se me konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë / 11.05.2024 – 14:00. Më 27.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar dy meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës prej ku kishin vjedhur stoli ari në vlerë te konsiderueshme. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.