Lajme

Rreth një milion njerëz janë larguar nga Rafah

05/28/2024 10:55
nga:Sh R

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se përafërsisht një milion njerëz janë larguar nga Rafah në tre javët e fundit.

“Ata nuk kanë vend të sigurt për të shkuar në mes të bombardimeve dhe po jetojnë mes mungesës së ushqimit dhe ujit”, ka thënë UNRWA, shkruan Sky News.

Kjo agjenci tutje ka thënë se sigurimi i ndihmës dhe mbrojtjes atje është bërë pothuajse i pamundur.