Lajme

Arrestohet një person në Ferizaj pasi sulmoi zyrtarin policor

05/28/2024 10:28
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policorë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore,” thuhet në raportin e Policisë.