Lajme

Raportohen dy persona të zhdukur në Drenas

05/28/2024 10:09
nga:Sh R

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës rasti është paraqitur në polici nga një qytetare, e cila ka thënë se dy personat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy viktimat kosovarë, kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.