Lajme

Dita e Përkujtimeve, Kurti: Ushtria amerikane ndaloi gjenocidin në vitin 1999 në Kosovë

05/27/2024 21:54
nga:G C

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre.

Për këtë në platformën “X”, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ndertojnë rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.

“Në këtë Ditë Përkujtimore, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantues i paqes në rajonin tonë”, ka thënë Kurti.