Lajme

Aksident në Mitrovicë, humb jetën një person

05/27/2024 20:11
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën, pasi ka pësuar lëndime të rënda.

“Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.