Lajme

Haradinaj letër Krasniqit: Nuk lëvizim nga qëndrimi ynë, mandati i Kurtit duhet të përmbyllet veç me dorëheqje

05/27/2024 17:36
nga:G C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës së Memli Krasniqit, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e bëri publike vetë këtë, duke potencuar se, se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin.

Tutje, Haradinaj bën me dije se AAK-ja nuk lëviz nga qëndrimi i saj, kundër shpërndarjes së Kuvendit, teksa kërkon dorëheqjen e Kurtit.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, shkruan Haradinaj.