Lajme

Bulliqi pret në takim kryetarin e Leposaviqit, e përgëzon për punën që nga marrja e mandatit

05/27/2024 17:14
nga:G C

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, i cili po shoqërohej nga bashkëpunëtoret e tij.

Podujeva është duke e ndihmuar Leposaviqin në rekrutimin e stafit dhe procedurat e tenderimit, ka njoftuar komuna e Podujevës, përcjell Klankosova.tv.

Bulliqi e përgëzoi Hetemin për punën dhe qëndrueshmërinë që janë duke e treguar që prej marrjes së mandatit në vitin e kaluar.

Ndërsa, Hetemi e falënderoi Bulliqin për ndihmën e ofruar.