Dy kadetë nga Kosova, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata për katër vjet studiuan në akademinë ushtarake më prestigjioze në botë.
Lajmi u dha përmes një njoftimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit i pranishëm ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden.
“Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit. Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude)”, thuhet në njoftim.