Lajme

Shala: Kosova duhet t’i plotësojë 7 pika për t’iu bashkuar NATO-s – në këtë vit mund të bëhet anëtare e saj

05/27/2024 14:54
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ai thotë se ky avancim është ndihmës për Kosovën.

Avancimi i statusit të Kosovës në AP të NATO-s është një ndihmesë si përcaktues të orientimit politik të Kuvendit të Kosovës që deri më tani ishte pjesë si vëzhgues”, vlerëson Shala.

Sipas ekspertit të sigurisë, Kosova për të hyrë në NATO duhet t’i plotësojë shtatë pika.

“Por për të hyrë Kosova në NATO duhet t’i plotësojë shtatë pika politike institucionale/politike:

1.Zhvillimi i kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, 2.Reformë politike e institucionale, 3.Angazhim Diplomatik, 4.Përputhshmëri me Politikat dhe Praktikat e NATO-s, 5. Zgjidhja e çështjeve rajonale, 6. Pjesëmarrja në Program të NATO-s, 7. Përkrahja nga Popullsia dhe konsensusi Politik”, thekson ai.

Shala e sheh 2028 si vit kur Kosova mund të bëhet anëtare me status të plotë në NATO.

“Si dhe 7 pika të tjera që ka NATO si proces të saj drejt marrjes së statusit anëtar i plotë në NATO dhe kjo në kushte optimale nuk bëhet para 2028, ku edhe FSK përfundon planin e saj gjithëpërfshirës të transformimit në Forcat e Armatosura të Kosovës”, deklaron Drizan Shala./Gazeta Blic/

“Avancimi i statusit, lajm i mirë”/ Berisha: Do të angazhohemi që të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s