Lajme

Gjuriq: Rezultati i votimit të Rezolutës së Srebrenicës, sinjal për ata që e duan Kosovën në OKB

05/27/2024 12:15
nga:G B

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se miratimi i rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është përdorur politikisht për siç tha ai “ të shkelur Marrëveshjen e Dejtonit”.

Sipas tij, rezultati i votimit është një sinjal për ata që do të përpiqen siç tha “ta fusin Kosovën në OKB me të cilën do të përballen me rezistencë të madhe”.

Gjuriq, në Tv Happy tha se Rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë është “një përpjekje për të shkaktuar grindje mes serbëve dhe boshnjakëve”, sepse nuk është arritur asnjë konsensus brenda Bosnjë-Hercegovinës. , si dhe që rajoni të kthehet në të kaluarën dhe një përpjekje për të shkaktuar dëme të mëdha duke shkelur edhe rregullat e OKB-së.

Shefi i diplomacisë serbe tha se disa ithtarë të rezolutës u “përpoqën të mashtrojnë vendet anëtare të OKB-së para votimit dhe, ndër të tjera, me një histori të rreme se Serbia do të votonte pro rezolutës ose se të paktën do të abstenonte|, transmeton Klankosova.tv