Lajme

Digjet një veturë me tabela të Danimarkës në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

05/27/2024 10:12
nga:G B

Një veturë me tabela të Danimarkës është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Dobërllukë e Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Prekazi tha se vetura ishte djegur në pjesën e përparme të motorit, por që zjarri ishte fikur nga disa qytetarë.

“Sipas pronarit, zjarri ka munudr të vij nga ndonjë defekt i automejtit dhe se nuk dyshon në askënd”, tha Prekazi.