Sporti

Curri: Drilon Islami ka qenë larg mesfushori më i mirë defansiv në Superligë

05/26/2024 23:48
nga:Lorik J

Debatik Curri, ish futbollisti i njohur, tani trajner ka thurrur lavde të mëdha për mesfushorin e Prishtinës, Drilon Islami.

Islami ka qenë fantastik në çdo paraqitje sivjet dhe padyshim se është një nga lojtarët më të mirë të sezonit 2023/24, pavarësisht se nuk arriti objektivat me Prishtinën, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Currit, Islami ka qenë larg mesfushori më i mirë defansiv në Superligë.

“Drilon Islami ka qenë larg mesfushori më i mirë para mbrojtjes në ligë”, tha Curri në emisionin VAR.

/GazetaBlic Sport