Sporti

Ishte spektakolar këtë sezon, ekipe nga Hungaria, Ukraina e Zvicra interesohen për Etnik Brrutin

05/26/2024 20:10
nga:Lorik J

Etnik Brruti ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Brruti i cili e mbylli sezonin me Malishevën në vendin e katërt, por siguruan kalimin në raundin kualifikues të Conference League, ka qenë një prej lojtarëve kyç të Malishevës.

Sipas informacioneve të GazetaBlic Sport,  për Brrutin kanë shprehur interesim disa skuadra nga Evropa. Ekipe nga Hungaria, Ukraina e Zvicra janë interesuar për shërbimet e super mesfushorit 20 vjeçar.

Brruti me shumë mundësi do jetë një nga lojtarët që do largohet nga Malisheva në këtë merkato, për t’u transferuar në Europë.

Kujtojmë se edhe për dyshen tjetër të Malishevës, Hazrollaj e Veliu – kanë shprehur interesim ekipet europiane.

/GazetaBlic Sport