Lajme

Sonte në “Expose” mund të ndiqni: Për 1 mijë e 160 ditë të Qeverisë Kurti nuk u përfundua as edhe një rrugë

05/26/2024 16:06
nga:G C

Qeveria Kurti ka dështuar edhe në premtimet e saj, sa i përket, përfundimit të rrugëve.

“Expose” sjell sonte detaje rreth rrugëve të nisur dhe ende të papërfunduara, ndonëse Qeveria Kurti është pothuajse në fund të mandatit.

Ekipi i “Expose” ishte për të parë punimet edhe në autostradën Prishtinë-Gjilan, por edhe ky projekt duket që është larg përfundimit.

Për të gjitha këto, “Expose” ka folur me njohës të kësaj fushe, ku kanë treguar gjerë e gjatë ku qëndron problemi.

Emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, mund ta ndiqni sonte, duke filluar nga ora 21:00, live në Kanal 10 dhe në youtube.