Lajme

Largohet dega e thyer e një lisi në Prishtinë, veprohet kështu edhe në zona të tjera

05/26/2024 13:18
nga:G B

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë larguar dëgë të thyer të një lisi në rrugën “Fehmi Agani”.

Kështu ata vepruan edhe në zonat e tjera ku u detektuan raste të këtij lloji.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit e palodhshëm të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, kanë ndërhyrë në pastrimin, largimin e degës të thyer të një lisi në rrugën ‘Fehmi Agani’ e po ashtu në zona tjera, ku janë detektuar raste të tilla”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.