Sporti

Mkhitaryan nuk i kursen lavdet për Inzaghin: Ai jeton për futbollin, i njeh mirë të gjithë lojtarët

05/26/2024 09:37
nga:E K

Mesfushori i Inter-it, Henrikh Mkhitaryan ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka folur në veçanti për trajnerin e “zikaltërve”, Simone Inzaghi-n.

Ai theksoi se Inzaghi jeton për futbollin, ndërsa shtoi se tekniku i njeh të gjithë lojtarët mirë.

“Ai na stimulon shumë. Ai jeton për futbollin dhe i njeh të gjithë lojtarët në ligat evropiane. Në futboll luhet për të fituar trofe dhe ne të dy nuk ndalemi. Gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur në një kampionat në Francë, Gjermani, Angli, Itali apo Spanjë dhe ia dola”-u shpreh ai.