Lajme

Zjarri në spitalin e fëmijëve në Indi vret gjashtë të porsalindur

05/26/2024 08:15
nga:G B

Të paktën gjashtë foshnje të porsalindura vdiqën në një zjarr në një spital fëmijësh në kryeqytetin indian të Nju Delhi të shtunën, thanë zyrtarët lokalë.

Dymbëdhjetë të porsalindur u shpëtuan nga spitali, tha për CNN, Atul Garg, shefi i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi, transmeton Klankosova.tv.

Një nga foshnjat e shpëtuara është në gjendje të rëndë dhe pesë të tjerët po marrin kujdes mjekësor, tha Garg.