Lajme

Vdes një 40-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Tiranë

05/26/2024 07:03
nga:G B

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Një shofer 21-vjeçar ka aksidentuar me mjetin e tij një 40-vjeçar, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital, raporton abcnews.al.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.