Sporti

U largua nga Gjilani, Gentian Mezani në bisedime të avancuara me Tiranën

05/25/2024 21:41
nga:Mergim Rreci

Gentian Mezani ka njoftuar sot edhe zyrtarisht se do të largohet nga Gjilani.

Trajneri shqiptar arriti që me shumë sukses ta mbajë skuadrën në Superligën e Kosovës dhe po largohet me mision të kompletuar.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se tashmë Mezani është gati për eksperiencën e re, duke qenë në bisedime të avancuara me skuadrën e Tiranës.

Ende nuk ka ndonjë marrëveshje të finalizuar, por që palët po diskutojnë dhe një gjë e tillë nuk është aspak larg.

/GazetaBlic Sport/