Lajme

Plagoset rëndë një person nga një mjet shpërthyes në Gjakovë

05/25/2024 17:00
nga:Sh R

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes paraditen e sotme.

Lajmin për GazetaBlic, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.