Sporti

Gjilani mbetet në Superligë, Feronikeli ’74 do ta kërkojë këtë gjë nga barazhi

05/25/2024 16:53
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit i ka shpëtuar barazhit dhe ka siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës.

Feronikeli ’74 do të jetë skuadra e cila do të luajë në barazh, duke kërkuar ta ruajë statusin elitar në Superligë, shkruan GazetaBlic Sport.

Krejt kjo ndodhi pasi që Gjilani triumfoi ndaj Dukagjinit me përmbysje 2 me 4, fitore kjo që e zhvlerësoi fitoren e Feronikelit 74′ ndaj Fushë Kosovës.

Rezultatet e javës së fundit:

Dukagjini 2:4 Gjilani

Ballkani 2:1 Prishtina

Liria e Prizrenit 1:5 Llapi

Fushë Kosova 0:3 Feronikeli 74.

Drita 1:1 Malisheva

/GazetaBlic Sport/