Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe kreu i “Republika Sprska”, Millorad Dodik, janë takuar sot për të diskutuar rreth atij që Vuçiq e Dodik kanë vendosur ta quajnë si “Kuvendi i Madh” e që e kanë caktuar të mbahet më 8 qershor në Beograd, raporton Gazeta Express.
Vuçiq ka shkruar se kjo ka qenë tema kryesore e bisedës dhe ka shtuar se “uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”.
Ky takim mes Vuçiq dhe Dodik vjen pas disfatës në Kombet e Bashkuara dhe miratimit të Rezolutës që e shpall 11 korrikun Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.
Ideja për të mbajtur një tubim të tillë pas seancës në OKB ka qenë e Dodikut, gjë të cilën e kishte pranuar edhe Vuçiq.