Lajme

U kap me 17 kg drogë, 6 vite burg për shqiptarin në Itali

05/25/2024 16:31
nga:Sh R

Drejtësia italiane ka caktuar 6 vite burg për Gentian Subashin, një prej dy shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni nga policia për të luftuar trafikun e drogës në Itali.

Ai akuzohet se së bashku me kushëririn e tij, ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysmë kokainë. Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 79 mijë doza.

Bashkë me Subashin u arrestua edhe kushëriri i tij, por procesi i gjykimit për të ka qenë ndryshe.