Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate dje ka njoftuar se lista e Shqipërisë për Evropian do të bëhet të ditur të hënë më 27 maj.
Mirëpo, mediat nga Shqipëria “kanë mësuar” dy futbollistët e parë të ftuar nga trajneri Sylvinho.
Dyshja e sulmit e përbërë nga ‘bomberi’ Armando Broja e i shumë dëshiruari, Jasir Asani, janë parë të shtunën në rrugët e Tiranës.
Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tyre duke aluduar se arsyeja e tyre që gjenden në Shqipëri është grumbullimi me kombëtaren kuqezi.
Lista zyrtare e Shqipërisë do të bëhet e ditur më 27 maj, të hënë, në ora 16:00.