Lajme

Gërvalla takohet me O’Brien: Flasin për raportet Kosovë-SHBA, synimet euro-atlantike e sigurinë

05/25/2024 11:58
nga:Y I

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në SHBA është takuar edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien.

Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-SHBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu kryediplomatja kosovare ka thënë se me O’Brien kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Postimi i plotë: