Showtime

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit

05/25/2024 10:37
nga:Y I

Xhensila Myrtezaj ka dalë me një reagim pas  këngës që dyshohet se është dedikim për të, nga ish- bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Kënga e tij e fundit, “Mosmirënjohja”, po bën bujë në mediat sociale dhe ka ngjallur shumë spekulime për kontekstin dhe mesazhet e mundshme që mund të fshihen pas tekstit.

Xhensila zgjodhi një rrugë të ndryshme për të shprehur ndjenjat e saj: jo përmes një deklarate direkte apo aludimi, por përmes një postimi artistik në Instagram.