Sot, Manchester City dhe Manchester United do të përballen mes vete në finalen e Fa Cup.
Thuhet se për trajnerin e Unitedit, Erik Ten Hag kjo pritet të jetë ndeshja e tij e fundit.
E në lidhje me këtë, Pep Guardiola ka thënë se ka respekt të madh për eTn Hagun dhe beson se Unitedi sivjet ka vuajtur nga numri i madh i lëndimeve.
“Në klubet e mëdha si Unitedi dhe City, kur nuk fitoni gjithmonë jeni në probleme. Do të isha në probleme sikur të mos fitonim”.
“Ten Hag ka bërë punë të mira. Kam respekt të madh për punën e tij në të kaluarën dhe tani tek Unitedi. Pajtohem plotësisht kur e dëgjoj duke thënë se nuk e pati skuadrën e plotë dhe se kishte shumë lëndime”.
“Patën shumë probleme dhe kur kjo ndodhë menaxheri vuan shumë. Ekipi është shumë i mirë, por problemi është kur nuk e përdorni atë. Ky është disavantazhi më i madh”.
Përballja mes Manchester Cityt e Manchester United nis nga ora 16:00.