Lajme

Pula: Qytetarët dhe institucionet e Kosovës meritojnë partneritet të sinqertë me SHBA-të!

05/25/2024 09:08
nga:Y I

“Potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave”

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti, për uebfaqen e lajmeve “Semafor”.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti ka folur për “Gazeta Blic”, Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Pula tha se intervista e kryeministrit duhet lexuar në disa dimensione duke dhënë një shpjegim në lidhje me këtë.

Ai tutje potencoi se mbështetja e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar është e duhur dhe e domosdoshme duke konsideruar qasjen agresive të Serbisë.

“Intervista e publikuar e kryeministrit të Republikës dhënë për “semafor”, duhet lexuar në shumë dimensione.Emra të përvetshëm, të cilët mbi arsyet e njohura e edhe të panjohura, mund të jenë sfidë kurdo herë kur ndjekin strategji për qëllime puqi “demokratik” siç ka ndodh në mes të pandemisë duke e rrëzuar qeverinë e dalur nga zgjedhjet demokratike, të cilën situatë e kemi përjetuar të gjithë. E më e rënduar bëhet situata kur të tillë gjatë apo pas përfundimit të mandatit të tyre, lëshojnë deklarata “edhe kërcënuese” që godasin legjitimitetin e drejtuesve të institucioneve demokratike në vendin tonë. Prandaj, situatat bëhen më stresuese kur dihet që kontinenti ynë po kalon nëpër një situatë të sigurisë shumë delikate, e rajoni ynë me një gjeopolitikë tepër fragjile.Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar e SHBA-së dhe e aleatëve, për Kosovën demokratike e të pavarur dhe me një territor sovran, është më se e duhur dhe e domosdoshme, konsideruar qasjen agresive të fqinjit tonë verior, Serbisë. Kjo duhet kuptuar si tema më qenësore e marrëdhënieve tona të dyanshme e shumëanëshme” deklaroi Pula.

Pula tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet meritojnë partneritet të sinqertë me Mbetërinë e Bashkuar dhe me SHBA-në.

“Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Republikës meritojnë partneritet të sinqertë me Mbetërinë e Bashkuar dhe me SHBA-në.
Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meriton mbështetjen për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtarisht, duke n’a e lehtësuar rrugën për në Aleancën VeriAtlantike – NATO dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë. Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meritojnë integrimin e plotë ndërkombëtar dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse të Unionit Europian. Qytetarët e Kosovës dhe qeveria e Republikës, e meritojnë që të mos qëndrojnë mbrapa Mbetërisë së Bashkuar e ShBA-së, por krah për krah me ta si partnerë e aleatë të pandashëm për arsyen se kanë përcaktim për të njëjtat qëllime, vlera perëndimore e demokratike” deklaroi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, Njohësi i Marrdhënieve Ndërkombëtare, Shqiprim Pula.


Shqiprim Pula!

/Gazeta Blic/

 

Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti