Lajme

Sot mbahet tribuna kombëtare me gratë që ishin burgosur politikisht

05/25/2024 08:50
nga:Y I

Sot pritet të mbahet tribuna kombëtare “Sakrifica për liri, vlerë universale, gruaja pjesë e saj”.

E gjithë kjo në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës, me iniciativën e një grupi të grave nga Kosova e diaspora, që kanë qenë të burgosura politikisht.

Tribuna pritet të mbahet në Gjakovë, në bibliotekën “Ibrahim Rugova”, salla “Teki Dervishi”, nga ora 12:00-14:00.