Lajme

“Po festojmë”- Deputetët e PDK-së publikojnë fotografi së bashku!

05/24/2024 14:52
nga:Y I

Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në një lokal në kryeqytet, pasi Kuvendi i Kosovës dështoi që të zhvillojë seancën për të diskutuar qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti.

Ka qenë deputetja Eliza Hoxha ajo që ka publikuar fotografi nga ky takim, ku shihen deputetët: Abelard Tahiri, Blerta Deliu, Elmi Reçica, Rashit Qalaj, Floreta Zejnullahu dhe Hajdar Beqa.

“Po festojmë…”, ka qenë mbishkrimi që ajo i kanë vendosur kësaj fotografie.

Ndryshe, Kuvendi dështoi që të zhvillojë seancën për të diskutuar qeverisjen e Kurtit, në mungesë të deputetëve dhe dakordimit mes partive.