Skuadra e Newcastle United udhëtoi në Australi menjëherë pas përfundimit të sezonit në Premiere League.
Ekipi anglez sot luajti miqësore ndaj yjeve të A-League, të cilët humben me rezutlatin e thellë 8:0.
Në skuadrën e Eddie Howe nuk ishin lojtarët e formacionit të parë, andaj ai u detyrua që këtë ndeshje ta zhvillonte me grupmoshat e reja.
Kujtojmë që Newcastle United para pak ditësh luajti një miqësore edhe ndaj Tottenham Hotspur të cilën e fitoi 2:1.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e klubit anglez, derisa lojtarët pritet të rikthehen në shtëpitë e tyre para udhëtimit tjetër në ndeshjet para-sezonale.