“Potenciali në rritje i kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë i mbush liderët evropianë me “stres dhe ankth”, kryesisht për shkak të prirjes së ish-presidentit amerikan për ndryshime të egra dhe të papritura të politikave”
Kështu dekalroi kryeministri i vendit, Albin Kurti, për uebfaqen e lajmeve “Semafor”.
Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi tha se është mirë që Kurti mos të merret me politikat në Amerikë por të merret me qytetarët e Kosovës.
“Eshtë mirë që kryeministri Kurti mos me u marr me politikat në Amerikë por është mirë të merret me qytetarët e vet në Kosovë se për këtë punë është zgjedh. ka shumicën parlamentare dhe duhet me punu shumë më shumë për Kosovën dhe për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve këtu” deklaroi Bunjaku-Rexhepi për “Gazeta Blic”.
Kryeministri Kurti foli edhe për marrëdhëniet jo të mira që ka patur me Richard Grenell.
Ai deklaroi se ‘do të mund të ishin një sfidë’ në rast se Grenelli do të siguronte një pozicion tjetër të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare në një administratë të re Trump.
Kurti tha se polarizimi “i paprecedentë” në Shtetet e Bashkuara ishte gjithnjë e më shumë një çështje për liderët evropianë, të cilët duhet të përballen me pasigurinë që rrethon politikën amerikane në të njëjtën mënyrë si politikanët amerikanë.
/Gazeta Blic/
Evropa në ankth për kthimin e mundshëm të Trumpit, thotë Kurti


