Sporti

Kosova publikon listën për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2025

05/24/2024 10:55
nga:E K

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës, Anneli Andersen, e ka publikuar listën e Dardaneve, të cilat janë përzgjedhur për dy ndeshjet e dyta të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2025.

“Dardanet” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër Kroacisë, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, më 31 maj.

Ndeshjen e dytë Dardanet do ta zhvillojnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac, më 6 qershor, kundër Kroacisë.

Kombëtarja e Kosovës në kualifikimet për Evropianin 2025, bënë pjesë në Ligën B, në Grupin B4, së bashku me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën. Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje ndaj Ukrainës dhe Uellsit.