Antonio Rudiger u shpall lojtari më i mirë i Real Madridit për muajin prill, njoftoi klubi në rrjetet sociale.
Për lojtarin e Merengues, objektivi i skuadrës tani është të “përfundojë në krye”, domethënë të fitojë finalen e Champions League, kundër Borusia Dortmundit, më 1 qershor, në Wembley, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam vërtet i lumtur. Kjo tregon se kemi pasur një sezon të mrekullueshëm dhe gjithashtu në nivel personal, tregon se tifozët më pranojnë dhe më vlerësojnë. Kjo është shumë e rëndësishme, ndihem mirë dhe kam besim te ekipi. Kemi kaluar një sezon të mrekullueshëm dhe duam të përfundojmë në krye”, tha Rudiger në një deklaratë për Real Madridin.
/GazetaBlic Sport/


