Lajme

Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë

05/23/2024 17:52
nga:G B

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë lënduar dy persona.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.