Lajme

Bekë Berisha: Nëse fiton përsëri Kurti, Kosovën e pret një Asociacion që do ta bëjnë VV’ja e PDK-ja

05/23/2024 14:44
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se nëse kryeministri Kurti e fiton edhe një mandat, Kosovën e pret një Asociacion.

Berisha këtë e tha për GazetaBlic, teksa nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni të VV’së dhe PDK-së.

“Nëse Kurti e fiton edhe një mandat, Kosovën e pret një Asociacion që do ta bëjnë bashkë me PDK-në. Kjo nuk është çudi, sepse prej kundërshtimeve të mëdha, bëhen koaliacione të tilla”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Kosova e ka traditë që kryeministër ta bëjë më të “keqin”.

“Nëse më pyet nga përvoja ime, njëri që është më i keqi, ka me ardhë prap. Kështu është praktika këtu”, tha Berisha për GazetaBlic.

Intervista e plotë: