Trajneri italian, Thiago Motta ia ka komunikuar klubit të tij, Bologna, largimin pas përfundimit të sezonit 2023/24.
Faqja zyrtare e klubit italian ka njoftuar se trajneri Motta, i cili i kualifikohet në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë më trajner i tyre.
“Këtë mëngjes Thiago Motta i komunikoi klubit synimin e tij për të mos rinovuar kontratën e tij me Bologna FC 1909”.
“Pasi mori parasysh vendimin, klubi falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme të bërë dhe i uron atij fat të mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Bolognas.
Motta është përfolur për një marrëveshje me Juventusin, ku tashmë thuhet se veçse ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Sipas Sky Itala, 41-vjeçari do të përfitojë rreth pesë milionë euro në vit nga kontrata me Zonjën e Vjetër.