Lajme

Çun Lajçi i shkon në shtëpi Berishës- Mos u dorëzo Sali Tropoja, sa do që kohnat janë dallashitë!

05/23/2024 12:22
nga:Y I

Aktori Çun Lajçi e ka vizituar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në shtëpinë e tij ku qëndron në arrest shtëpiak pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajçi i ka bërë thirrje atij që të mos dorëzohet pavarësisht që “kohnat janë dallashitë”.

“Edhe artisti e pret momentin që fjala e tij artistike të ngjizet me kohën dhe t’bahet dhamb kohe, ndaj shkova, jo t’fyej njenin e t’përkrah tjetrin, (se nuk me takon t’fus hundet n’politikën që s’e njoh, se artisti s’jeton pa popullin), por ta mbështes mocanikun tim, që rrin i ngujuar, jo për t’zezat e tija, (se për t’zeza do të duhej t’burgoseshin ata që mbajnë kumonën varur n’fyt), por nga inati, trishtimi nga fjala e vërtetë, nga drojtja e shplimit të t’bamave të këqia që do ti fundoste e do ti largonte përjetë nga politika!”, ka shkruar Lajçi.

Ai pati edhe një falënderim për të, duke thënë se derisa ishte i sëmurë me Covid, Berisha i kishte ofruar ta transferonte në Stamboll me shpenzime të tij.

Postimi i plotë: