Sporti

Bayern gjen trajnerin e ri: Vincent Kompany pritet ta marrë drejtimin e bavarezëve

05/23/2024 08:58
nga:Lorik J

Trajneri i Burnley-t, Vincent Kompany, do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut, raporton BILD. Sipas mediumit autoritar, ish-reprezentuesi i Belgjikës do të shpallet zyrtarisht nga bavarezët në fundjavë.

Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje në bisedimet mes tyre që prej ditëve të fundit. Kompany ka pranuar menjëherë mundësinë për të marrë drejtimin e Bayernit dhe mbetet vetëm që të përpunohen detajet.

Bayern e ka vëzhguar Kompany-n që nga koha e tij në Anderlecht dhe ka besim në aftësitë e tij, duke e parë atë si një opsion shumë të mirë trajneri afatgjatë.

Mbetet vetëm që gjigantët gjermanë të pajtohen me Burnley-n e rënë nga Premierliga. Për specialistin do të duhet të paguhet dëmshpërblim, por në këtë drejtim nuk priten probleme.

Pra, Vincent Kompany do të pasojë Thomas Tuchel në krye të Bayernit. Deri më tani, Mynihu ka marrë refuzime nga Xabi Alonso, Julian Nagelsmann, Ralf Rangnick, Roger Schmidt, Oliver Glasner dhe madje edhe vetë Tuchel.

/GazetaBlic Sport