Lajme

“Veç pse jam grua po mendon që të tutem, a? Ik bre pashë Zotin” – Avdiu nervzohet me Valon Sylën

05/22/2024 21:46
nga:Sh R

Analisti Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu janë përplasur sot në emisionin “Pressing” të T7 ku po diskutohet tema “A po ndahet Vjosa Osmani nga Kurti?”.

Valon Syla i ka thënë “e gjithëdijshme” Avdiut. “Po i qet durt si Leo qitash”, tha ai.

“Po se jam msu në emision temin”, i tha Avdiu.

“Edhe krejt gratë jena të gjithëdijshme, mos bo sulme seksiste këtu. Vec që që jam gru, po mendon që po tutna”, vazhdoi ajo.

“Ma e dijshme se krejt burrat qitu jam”, shtoi ai.

Ata kanë vazhduar të debatojnë, kur Valon Syla e pyet Avdiun se “a është presidentja Osmani patericë e Albin Kurtit”.

Avdiu tha që jo.

“A jo a? E LDK’ja e PDK’së po”, tha Syla.