Lajme

U rrëzua nga çatia ku ishte duke punuar, vdes një burrë në Novobërdë

05/22/2024 09:23
nga:Y I

Ka vdekur dje një burrë në Novobërdë, pasi u rrëzua nga çatia e një shtëpie.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML.

“Novobërdë 21.05.2024-10:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.