Lajme

Daut Haradinaj – Ramabajës: Nëse doni, nesër në mëngjes shkojmë në zgjedhje

05/21/2024 21:41
nga:G B

Analisti Sadri Ramabaja insistonte se AAK-ja nuk është e gatshmë për zgjedhje, por Daut Haradinaj i tha se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje “nesër në mëngjes”.

Teksa u bisedua për zgjedhje në Pressing në T7, Daut Haradinaj pohoi se ka një formulë për shkuarjen në zgjedhje.

“Tash unë po i them a don ti me shku në zgjedhje, unë po ta kallxoj formulën ma të lehtë vëje në votëbesim qeverinë edhe shkojmë. Qysh shkohet në zgjedhje na e dimë tash”, tha Haradinaj.

“Ju nuk jeni të gatshëm të shkoni?”, e pyeti Ramabaja – Haradinajn.

“Ne jemi të gatshëm nesër në mëngjes”, i tha Haradinaj – Ramabajës.