Sporti

E papritur: Ky pritet të jetë trajneri i ri i Chelsea, ka një rikthim të bujshëm

05/21/2024 20:30
nga:Mergim Rreci

Mauricio Pochettino është larguar nga Chelsea me pëlqim të ndërsjellë.

Pochettino largohet nga klubi pas më pak se një viti në krye duke rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare verën e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.

Gjithçka vjen pas rezultateve të dobëta të arritura nga Chelsea dhe presionit të madh nga tifozët, të cilët kërkuan ndryshime radikale në klub.

Sipas raportimeve të fundit, Thomas Tuchel pritet të jetë pasues i Pochettinos tek Chelsea, me trajnerin gjerman që më herët kishte fituar Ligën e Kampionëve me blutë e Londrës.