Lajme

Konkursi për rektor të UP-së, këta janë pesë kandidatët për këtë pozitë

05/21/2024 17:11
nga:G B

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dy javë më parë ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Konkursi është mbyllur sot në ora 16:00.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, për rektor të UP-së kanë kandiduar Sefer Avdija, Isak Shabani, Gjyljeta Mushkolaj, Faton Berisha, But Dedaj.

Ndërsa, rektori aktual Qerim Qerimi nuk ka aplikuar.

Rektori Qerimi ishte zgjedhur me 21.11.2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024./Gazeta Blic/